Ky është numri i punëtorëve shëndetësor që u larguan nga Kosova për në Gjermani që nga 2019-ta

Instituti GAP ka publikuar të dhëna lidhur me numrin e shtetasve të Kosovës të punësuar në sektorin e shëndetësisë në Gjermani në vitet e fundit.

Të dhënat janë për vitin 2019, 2020, 2021, 2022 dhe deri në shtator të 2023-së.

GAP-i ka publikuar këto statistika duke iu referuar të dhënave nga Agjencia Federale e Punësimit në Gjermani dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Në vitin 2019, të punësuar në sektorin e shëndetësisë në Gjermani janë 5,440 shtetas të Kosovës, në vitin 2020 janë 6,043, në vitin 2021 janë punësuar 6,946, në vitin 2022 janë punësuar 8,060 ndërkaq deri në shtator 2023 janë punësuar 9,091.

GAP po ashtu ka publikuar të dhënat edhe për punësimin në sektorin e shëndetësisë në Kosovë.

Lexo edhe:  E rëndë: Njëri prej minatorëve grevistë pëson sulm në zemër