Ky është njëri nga të dyshuarit për vrasjen në tentativë në Prizren
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri te Tranziti i Vjetër në Prizren.
Viktima është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, ndërsa Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me rastin.
Sinjali mëson ekskluzivisht se njëri nga të dyshuarit është Shaban Mullallari.
Mullallari pas rastit të rëndë, është dorëzuar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.
Ndërkohë informacione ka dhënë edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se rasti është cilësuar ‘Vrasje në tentativë’.
“Policia në Prizren ka marrë informatë rreth orës 14:20 se te Tranziti i Vjetër ka të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga të shtënat një person ka marrë plagë. I njëjti është duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren. Dy të dyshuar janë arrestuar nga njësitë policore, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave material një pistoletë dhe gjashtë fishekë. Me rastin po merren njësitë hetuese në Rajonin e Prizrenit dhe hetimet kanë filluar në koordinim me Prokurorin e Shtetit për rastin është cilësuar ‘Vrasje në tentativë’”, tha Gashi.