Ky është Nexhmi Krasniqi, zyrtari policor kontrovers i arrestuar sot në Prizren
Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës , ka realizuar sot një aksion të koordinuar që ka përfunduar me bastisjen e katër lokacioneve dhe arrestimin e katër personave të dyshuar.
Ndër të arrestuarit është edhe një zyrtar i lartë i Policisë së Kosovës me gradën kolonel.
Gazeta Sinjali merr vesh ekskluzivisht se ai është: Nexhmi Krasniqi.
Por, kush është Nexhmi Krasniqi?
Gazeta Sinjali ka raportuar disa here për profilin e Nexhmi Krasniqi, dhe rastet në të cilat është përfshirë ai.
Në një rast, ai kishte marre pjesë në një dasmë ku ishte shtënë me armë, ku e kishte mohuar se ishte pjesë e ahengut.
Por, Gazeta Sinjali kishte sjellë prova konkrete se Krasniqi ishte në dasmë se se kishte dështuar ta raportojë rastin në Polici.