Ky është mitrovicasi që u gjet i vdekur në Vushtrri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Vernicë të komunës së Vushtrrisë, ku një person i moshuar është gjetur pa shenja jete te një lum.

Identiteti i viktimës fillimisht nuk ishte i ditur, mirëpo pas veprimeve hetimore është arritur që ai të identifikohet.

“Jepi zë” merr vesh se bëhet fjalë për Jetulla Shalë, 84-vjeçar.

Të ndjerin e kanë identifikuar familjarët, sipas të cilëve, viktima ka pasur probleme me harresën dhe i njëjti mbrëmë ishte larguar nga shtëpia e tij në rrugën ‘Hajr Haxhia’ në Mitrovicë.

Ndërsa familjarët kanë njoftuar se varrimi do të bëhet sot, me datë 29.03.2023 në fshatin Vidishiq me Ikindi, ndërsa funerali niset nga Xhamia e Shipolit./Jepi zë

Lexo edhe:  Shkendije Mujaj: Hoxhallarët m’kanë propozu martesë