Ky është kosovari që u kap në Aeroportin e Prishtinës, kërkohej për shitblerje të drogës dhe falsifikim parash
I kërkuari nga Policia e Kosovës për shitblerje e shpërndarje të drogës dhe falsifikim të parave është arrestuar mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Ndaj tij tashmë është lëshuar urdhri për ndalim policor dhe rasti është konfirmuar nga Policia.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që u kap në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” është Dionis Preniqi, rreth 30-vjeçar.
Preniqi është ndalur në orët e mbrëmjes në aeroport, pasi u verifikua se ndaj tij janë aktive disa urdhëresa për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Falsifikimi i parasë”.
Policia në Aeroport ka realizuar urdhëresën dhe në koordinim me prokurorin ka kryer procedurat e nevojshme.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe brenda afatit ligjor pritet të merren veprimet e tjera hetimore.
Nga Policia Rajonale në Prishtinë e kanë konfirmuar ndalimin e të dyshuarit.