Ky është kosovari që u kap me 18 mijë euro të padeklaruara në Morinë

Policia e Shtetit e ka kapur në flagrancë një 36-vjeçar kosovar, në pikën kufitare në Morinë me një shumë të madhe parash të padeklaruara, që dyshohet se tentoi t’i fuste në Shqipëri. Mosdeklarimi i të hollave i kushtoi kosovarit me procedimin e rastit nga organet kompetente shqiptare, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se i riu që u kap në kufi është Durak Morina nga Mamusha.

I dyshuari u kap me 18 mijë euro të padeklaruara pasi u ndal për kontroll të detajuar, teksa po voziste automjetin “Golf”.

“Gjatë kontrollit u gjetën 18 000 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar D. M., 36 vjeç, banues në Mamushë, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.” – njoftoi Policia e Shtetit.

Rasti i ka kaluar Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe:  Ngricë dhe borë, aksidentohet makina në rrugën e Kombit, shpëton mrekullisht familja