Ky është i riu që humbi jetën tragjikisht pas aksidentit të rëndë në Skenderaj

Dje ka ndodhur një aksident i rëndë, ku një i ri ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga plagët e marra.

30 vjeçari më vonë u kuptua se kishte ndërruar jetë mbrëmë, pas aksidentit në fshatin Polac të Skenderajt.

I ndjeri është Arxhend Goxhuli, 30-vjeçar, i cili edhe po drejtonte veturën në momentin kritik.

Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, me ç’rast i ndjeri kishte humbur kontrollin dhe ishte përplasur me anësoret e rrugës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për këtë fundjavë