Ky është i riu nga Kosova që vdiq pasi ra nga kati i 13-të i ‘Hotel Grand’

Ngjarja tronditëse ndodhi rreth orës 11:34 në qendër të Prishtinës.

Viktima ka rënë nga lartësia dhe ka mbetur pa shenja jete në vendngjarje.

 

Viktima është Rien Bytyqi, 24 vjeçar.

Të gjitha njësitë e nevojshme – Policia, hetuesit, forenzika, emergjenca dhe zjarrfikësit – janë angazhuar në hetimin e rastit.

Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për vetëvrasje apo ka dyshime për përfshirje të ndokujt tjetër.

Hetimet vazhdojnë.

Lexo edhe:  KEDS njofton ku do të ketë ndërprerje të energjisë sot