Ky është i riu nga Gjilani që u arrestua për dhunë ndaj prindërve të tij – Policia i gjeti drogë

Sot u raportua për një rast të dhunës në familje, ku viktima janë dy prindër që kanë përjetuar dhunë psikike e fizike nga djali i tyre 21-vjeçar. I riu që është përdorues i narkotikëve, është arrestuar nga Policia, pasi u denoncua nga nëna e tij.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personi që u arrestua është A.H.

Njësitet policore te personi në fjalë kanë sekuestruar edhe një sasi të substancës narkotike, e më pas e kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj 21-vjeçarit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’ dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Dyshohet se vodhi një palë atlete, dërgohet në mbajtje 47-vjeçari në Pejë