Ky është i dyshuari tjetër për incidentin e të shtënave me armë në sheshin e qytetit në Podujevë

Pas rreth një jave, Policia ka arritur të sigurojë prezencën edhe të dyshuarit tjetër për rastin e të shtënave me armë në sheshin e qytetit në Podujevë. I riu ka përfunduar në ndalim policor dhe ndaj tij kanë nisur hetimet..

Siç mëson Sinjali, i dyshuari që u ndalua për këtë rast është Jeton Podvorica.

Podvorica po dyshohet se ka gjuajtur me armë mbrëmjen e 10 majit, ku fillimisht ka pasur një përleshje mes palëve të përfshira.

Njëri nga të dyshuarit tjerë, Arif Potera, është arrestua para disa ditësh dhe ndaj tij po ashtu është proceduar rasti.

Lajmin për arrestimin e të dyshuarit të dytë e ka konfirmuar edhe Policia Rajonalë në Prishtinë.

“Lidhur me rastin, me 17.05.2024 është arrestuar edhe një i dyshuari mashkull kosovar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “

Lexo edhe:  Pronari i kompanisë ABI hesht për punëtorin 15-vjeçar që iu lëndua