Ky është i dyshuari që u arrestua nga Fast Kosova me urdhërresë të INTERPOL-it
Fast Kosova ka realizuar me sukses një tjetër operacion pas urdhërresës ndërkombëtare.
Në mbrëmjen e së premtes, Fast Kosova ka arrestuar në Prishtinë, Arlind Isenin.
Iseni kërkohej nga Austria për vuajtje të dënimit, për shkak të dënimit me burgim prej 15 viteve për shkak të kontrabanidimit me narkotik.
Për arrestimin e Isenit, Policia e Kosovës ka njoftuar sot përmes raportit 24-orësh.