Ky është i dyshuari që përfundoi në pranga pas hallakamës në ‘Hebs’, sulmoi sigurimin për ish-të dashurën

I person ka shkaktuar incident të rëndë në orët e para të mëngjesit në lokalin “Hebs” në Prishtinë, ku situata doli jashtë kontrollit pas një përplasjeje të dhunshme me sigurimin.

Bëhet fjalë për Gramen Hysenaj, rreth 23-vjeçar, i cili hyri me nervozizëm në lokal në përpjekje për të takuar ish-të dashurën, të cilën më herët e kishte kanosur përmes rrjeteve sociale. Pavarësisht paralajmërimeve të sigurimit, ai kishte hyrë në mënyrë të paautorizuar deri në kuzhinën e lokalit.

Burime të Sinjalit thonë se pas përpjekjeve për ta larguar, i dyshuari kishte reaguar me dhunë fizike, duke sulmuar sigurimin me grushte, gjë që çoi në përdorimin e sprejit neutralizues. Pas neutralizimit, Hysenaj u mbajt në kontroll deri në ardhjen e Policisë.

Të përfshirët kanë marrë trajtim mjekësor dhe me urdhër të Prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar si “Sulm” dhe është nën hetime.

Lexo edhe:  Cerifikohen snajperistë që do t’iu shtohen njësive të FSK-së