Ky është i dyshuari që nxori organin gjenital dhe iu vërsul 33-vjeçares në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë nën dyshimin se ka masturbuar para një femre. Rasti që tmerroi 33-vjeçaren, ndodhi në korridorin e banesës së saj, ku ajo është përballur me veprimet e pahijshme të personit të dyshuar.
Siç ka raportuar Sinjali, i dyshuari i ishte shfaqur viktimës gjysmë i zhveshur dhe i është vërsulur duke e nxjerrë organin gjenital – derisa ajo ka filluar të kërkojë ndihmë.
Burimet brenda Prokurorinë kanë bërë me dije se i dyshuari për këtë rast është Islam Shabani.
I njëjti është arrestuar gjatë ditës së djeshme dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim, pasi viktima e denoncoi rastin.
Të njëjtat burime thonë se në dëshminë e tij të dhënë para hetuesve, Shabani e ka pranuar veprën me të cilën ngarkohet.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.
“Me 24.06.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e lartcekur ka bërë sjellje të pahijshme duke kryer veprën e lartcekur para viktimës femër kosovare. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”