Ky është i dyshuari që kanosi me armë një person në Bllacë të Suharekës

Një incident i rëndë ka ndodhur me datën 26 janar në fshatin Bllacë të komunës së Suharekës, ku një qytetar është arrestuar nën dyshimin për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, raporton Sinjali.

Siç mëson Sinjali ngjarja ndodhi pas një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarit dhe viktimës, ku i dyshuari dyshohet se ka kërcënuar verbalisht viktimën dhe më pas ka shtënë me armë zjarri.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht emrin e të dyshuarit e që është Shpend Baku, rreth 46-vjeçar – tashmë i arrestuar nga Policia e Kosovës.

Policia kishte ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes, duke konfiskuar një armë gjuetie si provë materiale dhe duke e arrestuar të dyshuarin.

Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Lexo edhe:  I riu në Pejë kërcënon prindërit e tij: Kom me iu mbytë me thikë, kom më iu gju për ballkoni