Ky është i dyshuari që goditi me veturë zyrtarin policor në Prishtinë, arrestohet

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në lagjen Tophane në Prishtinë, ku një polic është goditur me veturë nga një person, i cili nuk zbatoi urdhrat e Policisë për t’u ndalur.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Blend Kamisholli i cili ka shpërfillur urdhrat dhe ka ikur në një drejtim të panjohur me veturën e tipit ‘Golf’.

Kjo ka bërë që Policia të vihet në ndjekje të tij dhe ka arritur ta arrestojnë atë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në anën tjetër Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtare”.

Lexo edhe:  Babai i viktimës që u vra vitin e kaluar nga vëllai i Butës: Ma ka vra të vetmin djalë, ma ka humb krejt familjen