Ky është i dyshuari që gjuajti me armë dhe kërcënoi Policinë në Pejë

Incidenti i mbrëmshëm nё rrugën “Ali Bajraktari” nё Pejё, ku pati të shtëna me armë u përcoll me rezistencë nga ana e të dyshuarit, i cili kërcënoi Policinë.

Njësia policore që intervenoi në vendin e ngjarjes arriti që ta arrestojë të dyshuarin, ndërsa u sekuestruan armë e municion.

Lidhur me këtë rast, Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë, teksa sot u konfirmua edhe nga Policia Rajonale në Pejë.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari për këtë rast është Korab Bajgora, rreth 32-vjeçar, i cili do të hetohet për veprat “Mbajtje nё pronёsi kontroll, posedim tё paautorizuar tё armёve” dhe “Pёrdorim i armёs apo mjetit tё rrezikshёm”.

Ai e ka ekspozuar armën nё ballkonin e banesës dhe më pas ka refuzuar tё dorёzohet, duke iu drejtuar zyrtarëve policorë se “nëse afroheni do tё ju gjuaj ose do ta vras veten”.

Nё banesën e tё dyshuarit janё gjetur dhe sekuestruar:

“• Njё (1) pushkё Automatike, dhe njё (1) karikator i sё njejtёs armё

• Njё (1) Armё Pistoletё Zoraki, dhe njё (1) karikator i sё njejtёs armё

• Tridhjetё e gjashtё (36) fishekё kal: 7.63×39

• Tridhjetё e pesё (35) fishekё kal: 32 auto

• Tri (3) gёzhoja kal: 7.63×39

• Dy (2) gёzhoja kal: 32 auto

• Njё (1) Thikё (Bajonetё)” – njoftoi sot Policia.

Pas intervistimit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.

Lexo edhe:  Tre kosovarë dhe tre shtetas të Maqedonisë së Veriut, detaje për grupin që merrej me falsifikim të parave