Ky është i dyshuari që e kërcënoi punëtorin e HIB-it dhe e detyroi t’i jap paratë e pazarit ditor

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për një rast të detyrimit, që dyshohet se ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në pikën e “HIB Petrol” në fshatin Shkabaj në Prishtinë.

Një punëtor j kësaj kompanie e ka denoncuar rastin pasi është kërcënuar nga një person derisa ishte duke punuar.

Siç mëson Sinjali, viktima është detyruar nga i dyshuari që t’i jap të holla, për motive akoma të panjohura dhe për pasojë ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Burimet kanë bërë me dije se personi që po dyshohet për këtë rast është Behar Sahiti, 37-vjeçar, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari i ka shkuat viktimës te puna për dy ditë me radhë dhe i ka kërkuar gjithë pazarin ditor, duke e kërcënuar.

Punëtori i HIB-it e ka denoncuar menjëherë rastin në Polici, ku ka dhënë deklaratën e tij për atë që ka ndodhur.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, me ç’rast është intervistuar nga hetuesit policorë.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje, nën dyshimet se ka kryer veprat penale “Kanosje” dhe “Detyrim”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Ky është personi që vdiq pasi dje u goditë nga rrufeja