Ky është i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë

I dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë është Gjergj Gjokaj.

Ai ka privuar nga jeta Haxhi dhe Blerim Islamajn në fshatin Madanaj të Gjakovës.

Gjokaj është arrestuar në fshatin Zllakuqan të Klinës.

“Është arrestuar një i dyshuar lidhur me rastin e vrasjes të ndodhur në fshatin Madanaj”, ka konfirmuar për Indeksonline Sheremet Elezi, zëdhënës i PK në Gjakovë.

Burime të Indeksonline thonë se Gjokaj fillimisht ka shkuar për mjekim në QKMF në Klinë, pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai është larguar, por që më pas është arrestuar nga Policia në Zllakuqan.

Lexo edhe:  Gati 14 vjet në pritje të drejtësisë, si ishin plagosur tre adoleshentët në një lokal në qendër të Prishtinës