Ky është i dyshuari për rrahje, kanosje e vjedhje në Podujevë, përfundon në prangat e Policisë
Njëri nga të rinjtë që ishte përfshirë në veprimtari të kundërligjshme muajve të fundit në Podujevë, ka përfunduar në prangat e Policisë, pas një periudhe që qëndroi në arrati.
Ai dyshohet se kishte bashkëvepruar me një person tjetër në veprat që dyshohet se i ka kryer, për çka u dërgua në mbajtje.
Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka arritur që të arrestojë të dyshuarin rreth 28-vjeçar.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht nga burimet brenda Prokurorisë se i riu që u prangos të martën pasdite është Armend Mehmeti.
Ai dyshohet se në lokacione të ndryshme ka kryer veprat penale “Kanosja”, “Vjedhja” dhe “Lëndim i rëndë trupor” në bashkëkryerje me një të dyshuar tjetër.
Pas arrestimit dhe shoqërimit në Polici, Mehmeti është intervistuar nga hetuesit policorë lidhur me rastin.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme brenda afatit ligjor.