Ky është i dënuari që u arrestua për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi
Njësitet e Policisë së Kosovës kanë arritur të zbatojnë një urdhëresë gjyqësore për arrestimin e një personi të dënuar për një nga veprat më të rënda penale – keqpërdorim të fëmijëve në pornografi.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 07 gusht 2025, rreth orës 00:00, në rrugën “Tirana” në Prishtinë, policia e Stacionit “Veriu” ka ndaluar Bardh Ceka, i cili pas verifikimit rezultoi me urdhër-arrest aktiv, për shkak të një dënimi me 2 vite e 6 muaj burgim efektiv për veprën penale:
“Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.
Pas ndalimit, i njëjti është dërguar menjëherë në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku do të vuajë dënimin me burg, në përputhje me vendimin gjyqësor.