Ky është i dashuri i ri i Kim Kardashian!

Kim Kardashian duket se i ka hapur sërish dyert e zemrës dhe ka nisur një romancë të re. Përflitet se ylli televiziv po del me një nga futbollistët më të njohur në NFL, Odell Beckham Jr.

Teksa disa burime u shprehën se Kim është absolutisht e hapur për të gjetur sërish dashurinë nëse gjen personin e duhur, disa të tjera thonë se OBJ është thjesht një mik.

Kim ka qenë më parë e martuar me reperin Kanye West dhe kanë katër fëmijë së bashku. Ndërsa Odell, 30 vjeç, më herët ka qenë në një lidhje me modelen Lauren Ëood. Dyshja kanë një djalë Zydn, i cili lindi në shkurt 2022.

Lexo edhe:  Reagojnë familjarët e Heidit për akuzat ndaj saj: Xhelozi, zili dhe smirë!