Ky është i burgosuri që vdiq mbrëmë në Spitalin e Pejës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar të hënën në mbrëmje për vdekjen e një të burgosuri, i cili ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

I burgosuri që vdiq, siç mëson Sinjali është Hamit Mazreku.

Viktima ishte i vendosur në Qendrën Korrektuese në Dubravë dhe ka qenë duke u trajtuar në vazhdimësi nga sëmundjet paraprake me të cilat është pranuar.

“Sipas dosjes mjekësore i njëjti ka ardhur me sëmundje të rënda dhe me vështirësi për kujdes për vetveten. Fillimisht është pranuar në Qendrën e Paraburgimit ne Prishtinë, në pranim vizitohet nga mjeku kujdestar dhe për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore udhëzohet për në QKUK dhe pas kthimit dërgohet ne stacionarin e burgut të Dubravës.

“Edhe në këtë institucion ka pasur vështirësi në menaxhimin e tij për shkak të sëmundjes së tij dhe nga aty është dërguar ne Spitalin e Përgjithshëm të Pejës si dhe në QKUK. Në vazhdimësi është trajtuar sipas rekomandimeve të specialistëve”.

“Sonte rreth orës 18:55 ka pësuar krizë të vetëdijes dhe pas reanimimit të vazhdueshëm nga mjeku kujdestar në Stacionarin e Burgut, është dërguar në Emergjenca e Spitalit të Pejës, ku është konstatur vdekja e tij”, njoftoi mbrëmë SHKK.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në Çagllavicë, Range Roveri përfundon në furrën e bukës dhe e shkatërron të tërën