Ky është i arrestuari që dyshohet se e ngacmoi mbrëmë një grua te parku i Gërmisë

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.

Zakonisht viktima janë vajzat e gratë të cilat kërkojnë ndihmën e Policisë pasi jo rrallëherë ballafaqohen me ngjarje të tilla

Një grua është ngacmuar edhe mbrëmë rreth orës 20:00, në parkun e Gërmisë.

Gazeta Sinjali mëson se i dyshuari për këtë rast është: Mustafë Sylejmani, i cili e ka ngacmuar verbalisht një grua derisa ishte duke qëndruar në parkun e Gërmisë.

I dyshuari është arrestuar për rastin dhe pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Ngjarjen dhe arrestimin e të dyshuarit e ka konfirmuar edhe Policia

Lexo edhe:  Gjendet i vdekur në rrethana të dyshimta ushtari i KFOR-it në Kosovë