Ky është i arrestuari për spiunazh, u kap në Jarinje

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit ka arrestuar mbrëmë një person në rajonin e Mitrovicës, si të dyshuar për veprimtari të kundërligjshme.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se i arrestuari është A.V., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i arrestuari është: Aleksandar Vlajiq, person i cili prej kohësh kërkohej nga Policia.

Pas arrestimit, Policia ka bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit.

“I njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh”.

Lexo edhe:  100 mijë euro për Luizin, Fisnik Syla: Atë djalë e kanë mashtruar, fola me të motrën