Ky është i arrestuari për dhunimin e të miturës në Drenas, bashkëjetonte me të

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.

Zakonisht viktima janë gratë të cilat raportojnë në Polici se janë keqpërdorur seksualisht nga persona të panjohur, por shpeshherë të dyshuar janë edhe persona të afërm të tyre me të cilët kanë krijuar lidhje dashurie. Për një rast të tillë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti u zbulua pas denoncimit se i dyshuari po bashkëjeton me të miturën qe një kohë në shtëpinë e tij në Drenas dhe me të dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale.

Sinjali mëson se personi që përfundoi në prangat e Policisë është Gazmend Salihu, rreth 33-vjeçar – ndërsa viktima është një 16-vjeçare.

Hetimet rajonale kanë nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore dhe si rezultat është arrestuar personi i dyshuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit dhe nisjen e hetimeve ndaj tij në drejtim të veprës penale “Dhunimi”.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që më datë 21.06.2024 rreth orës 18:40 në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur e mitura femër kosovare me të cilën  dyshohet se i dyshuari kishte kryer marrëdhënie seksuale. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i lartcekur dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje. Ndërsa viktima është kthyer në familjen e saj. Rasti është duke u hetuar.”

Lexo edhe:  Meri Shehu parashikon fituesin e BBV3, do habiteni se emrin e kujt thotë