Ky është i arrestuari për dhunimin e 14-vjeçares nga Obiliqi, e mori në shtëpi për të bashkëjetuar

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë vajzat dhe gratë të cilat raportojnë në Polici se janë keqpërdorur seksualisht nga persona të panjohur. Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur në Ferizaj, tashmë është arrestuar një person i moshës madhore, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti u zbulua pas denoncimit të një burri nga Obiliqi, i cila ka raportuar në Polici se një person e ka marrë vajzën e tij të mitur dhe e njëjta dyshohet se është keqpërdorur seksualisht.

Sinjali mëson se personi i arrestuar për këtë rast është Liridon Hasani (23) nga Ferizaj, i cili ndodhet nën masën e ndalimit policor, nën dyshimin e ka kryer veprën penale ‘Dhunimi’.

Sipas informacioneve të para, Hasani e kishte marrë viktimën, e moshës 14-vjeçare dhe e kishte dërguar në shtëpinë e tij me qëllim për të bashkëjetuar, ku dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Pas arrestimit dhe shoqërimit në stacion policor, i dyshuari është intervistuar nga hetuesit dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku është bërë e ditur se vajza është kthyer te familja e saj.

“Lidhur me rastin është intervistuar viktima e lartcekur dhe gjatë intervistimit ka deklaruar se me vet dëshirë kishte shkuar me të dyshuarin për të bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima me pëlqimin e saj është kthyer të familja e saj.”

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

 

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim