Ky është i arrestuari nga FAST sonte në Mitrovicë, dyshohet për vrasje në Gjermani

Policia e Kosovës, njësiti FAST Kosova, në asistim me FIT-in, ka arrestuar sonte në Mitrovicë një person i cili po kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar nga shteti gjerman.

I dyshuari që u arrestua është 27-vjeçari Granit Vallqi, i kërkuar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasje” dhe “Grabitje”.

Vallqi dhe një person tjetër dsyhohen për vrasjen e një 85-vjeçari në Gjermani, me 7 shtator të vitit 2023.

Lajmi për arrestimin e tij është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Me urdhër të Prokurorit Kujdestar për Krime të Renda i dyshuari tani më i arrestuar, me iniciale (G. V.) viti i lindjes (1997) dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedura tjera të parapara për raste të tilla.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në parandalimin dhe luftimin e të gjitha llojeve të krimit, përderisa angazhime aktive janë duke u realizuar dhe do të realizohen në vazhdimësi edhe në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar.”

Lexo edhe:  Osmani i dhuroi ajvar, Ambasada e SHBA-së dy gota”- Këto janë dhuratat që pranoi Kurti, kanë vlerë mbi 1 mijë e 300 euro