Ky është hajni që kreu vjedhje në dy markete në Prishtinë, bie në prangat e Policisë

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. Marketet shumë shpesh janë cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje. Një ndër hajnat që ka bërë kërdi në disa markete në Prishtinë ka rënë së fundmi në prangat e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se personi që u arrestua për këto raste Fatmir Bajralija i cili dyshohet se ka kryer vjedhje në dy markete, muajt e kaluar dhe ka arritur të shpëtojë nga prangat.

Këto raste kanë ndodhur në “Albi” dhe “Maxi”, ku Bajralija ka avulluar cigare në vazhdimësi, të cilat i ka vjedhur dhe është zhdukur.

Denoncimi i vjedhjeve nga përgjegjësit e marketeve ka aktivizuar Policinë, me ç’rast i njëjti është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.

Lexo edhe:  KEK hap konkurs për 180 pozita të lira