Ky është hajni i arrestuar për vjedhje të rëndë në Gjilan, ishte në kërkim policor

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese.

Për një rast të tillë që ka ndodhur së fundmi në lagjen Arbëria në Gjilan, Policia ka arrestuar një person.

I dyshuari që ra në prangat e Policisë ishte në kërkim policor për një rast të mëhershëm, për çka ishte dënuar me burgim.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se personi që u arrestua është Arianit Saiti, 28-vjeçar.

I dënuar dhe në kërkim policor, edhe gjatë kohës sa ka qëndruar në arrati, Saiti po dyshohet se ka kryer vepër penale.

Ai u prangos pas nisjes së hetimeve për një rast të vjedhjës së rëndë që kishte ndodhur ma 23 gusht në lagjen Arbëria në Gjilan.

Pas përfundimit të procedurave policore, personi në fjalë është dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa është iniciuar rasti për vjedhje.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjilan.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti është identifikuar si i dyshuar për vjedhje të disa veglave të punës nga shtëpia e ankuesit mashkull kosovar. Gjërat e vjedhura, e të gjetura në shtëpinë e të dyshuarit, i janë kthyer ankuesit. I dyshuari pas verifikimit ka rezultuar si person i kërkuar dhe i njëjti i është dorëzuar njësisë së realizimit të urdhëresave.”

Lexo edhe:  Ky është personi që dyshohet se dhunoi seksualisht të miturën në Rahovec