Ky është “fast food” në Mitrovicë ku u helmuan 30 nxënës, mbyllet nga AVUK
Shumë nxënës të gjimnazit “Frang Bardhi” e kanë pësuar nga ushqimi.
Siç mëson “Jepi zë”, disa prej nxënësve kanë përfunduar si të helmuar në spital.
Një nxënës ka folur për redaksinë e “Jepi zë” duke treguar se janë detyruar të kërkojnë ndihmë në QKMF e Spital të Mitrovicës.
Sipas tij, gjimnazistët kanë ngrënë në një tosteri, ushqimi i të cilës i ka helmuar.
Nxënësit thonë se të gjithë kanë simptoma të njëjta, dhimbje të barkut, ethe dhe të vjella.
Gazeta “Jepi zë” ka mësuar emrin e tosterisë ku janë helmuar nxënësit, por nuk do ta bëjë publike për shkak të mundësisë së hetimeve.
Emri i tosterisë është “On top food” tek korza e vjetër.
QKMF dhe Spitali nuk kanë dhënë ndonjë njoftim, ani pse kanë pranuar disa pacientë të helmuar.
Pas raportimit, edhe ky lokal është mbyllur nga inspeksioni.
Kështu kanë konfirmuar nga AUK-u për Jepi zë.