Ky është emri i njërit prej të arrestuarëve për vrasjen dhe plagosjet në Vushtrri
Policia e Kosovës e ka konfirmuar vrasjen e sotme dhe plagosjen e dy personave në Vushtrri.
Vrasja u konfirmua se ka ndodhur rreth orës 15:50 nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 15:50 është raportuar se në kryqzimin e rrugëve “Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jeten një person ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur. Lidhur me rastin janë arretuar dy persona të dyshuar si dhe është konfiskuar një armë. Hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësite përkatëse policore.”, tha Zahiti për Indeksonline.
Jo zyrtarisht, sipas raportimeve mësohet se njëri nga personat e arrestuar është Jetmir Sinani.