Ky është doktori që i qëndroi krahë Thaçit kur doli nga vizita e babait të tij
Ish-presidenti Hashim Thaçi e ka lënë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ishte për vizitë tek babai i tij me gjendje të rënduar shëndetësore.
Në dalje, afër Thaçit ishte doktori Adriatik Berisha. Ai ishte i vetmi që u lejua t’ia shtrëngojë dorën dhe ta përshëndes ish-presidentin, raporton Gazeta Sinjali.
Me gjasë, Adriatik Berisha, është edhe mjeku që e përcjellë gjendjen shëndetësore të Haxhi Thaçit, babit të ish-presidentit.
Në fund të vizitës, një pjesëtar stafit që e përcolli Thaçin, e luti atë të ndalej dhe bisedoi diçka me të.
Siç merret vesh, Thaçi në dhomë nuk ka qëndruar i vetëm me babin e tij, aty kanë qenë stafi nga Haga, një përkthyes dhe mjekët.