Ky është dilleri i drogës i arrestuar në Prizren, kapet me kokainë, marihuanë e ekstazi

Njësia Kundër Trafikimit me Narkotikë në Policinë Rajonale në Prizren, ka arrestuar mbrëmë në mesnatë një person i dyshuar si diller i drogës, si dhe konfiskimin e një sasie të narkotikëve të llojeve të ndryshme.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se Antidroga ka arrestuar Erzen Xhaferin, rreth 24-vjeçar – si dhe një 19-vjeçar që ndodhej me të por që ëshë liruar më pas.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije të dyshuarit Erzen Xhaferi, Policia ia ka gjetur në veturë një sasi të marihuanës të ndarë në disa qese, sasi të kokainës, ekstazi, para të gatshme e disa telefona.

Këto prova janë sekuestruar bashkë me veturën e të dyshuarit, ndërsa është kryer bastisje edhe në shtëpinë e tij – ku po ashtu është gjetur një sasi e marihuanës, pajisje për përpunimin e saj dhe paketime për ndarjen e drogës që ishte e paraparë për shitje, raporton Sinjali.

I dyshuari Erzen Xhaferi është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge”.

Lexo edhe:  Dëshmitarja e parë një grua, pritet të zgjasë 4 ditë dëshmia