Ky është burri i Ikballe Hudutit, të cilit thotë se i ka gjetur edhe dy gra tjera!

Ikballe Huduti ka shokuar opinionin me deklaratën e saj se ia ka gjetur dy gra burrit të saj. Rrjeti është duke vluar me komente e reagime nga më të ndryshmet.

Por, kush është burri i Ikballës qe u shpërblye me dy gra tjera nga bashkëshortja e tij, Ikballe Huduti. Ai është një personazh i famshëm edhe në Tik Tok.

Prezenca e tij e madhe në rrjetin që llogaritet për të rinjtë kishte marre vëmendjen e komedianit Visar Dërmaku, të njohur si Gani Gërmia.

Dërmaku kishte berë një intervistë me burrin e Hudutit. Ajo intervistë kishte shkaktuar shumë të qeshura.

Visar Dërmaku, i njohur si Gani Germia kishte intervistuar burrin e teologes, Ikballe Huduti, e cila po befason me deklaratat shokuese në lidhje me martesat. Burri i Ikballes, Asllan Huduti, intervistën tek Gani Gërmia e kishte nisur me një citat në gjuhën arabe.

“Personi, i cili nuk brengoset për telashet e popullit nuk ja vlenë as njeri ta quan” – thotë ai.

Në videon e publikuar, shihet qartë se si gazetari tallej me Hudutin, teksa ironikisht i kishte thënë se batutat e tij të shkrijnë së qeshuri, dhe i njëjti vazhdon me të njëjtën tendencë për të treguar shaka të ndryshme.

Ndër shumë batuta që tregoi Huduti ishte edhe njëra për vjehrrën dhe nusën.

“I thotë vjehrra doktorrit se nusës po i dhem barku. Ai i thotë oj teze shko te mjeku se nusja duhet me lind djal. Ajo ja kthen qysh more para tre muajve u martu. Pastaj ai ia ktheu jo veç beba e parë lind 3 muajshe, tjerat 9”.

Huduti përmendi edhe rastet kur njerëzit e ndalin në rrugë për fotografi: “Kam respekt e dashuri për popullatën. Ka pasë raste kur e kanë ndalë gruan për me pyet nëse ka mundësi me mua për një foto”.

Lexo edhe:  Shoferë kujdes, veturat po vidhen me të madhe – raportohen disa raste për pak ditë

Huduti, përfaqësuese e sektit shija, deklaroi se islami i lejon martesat me shumë gra dhe se ajo ia kishte bërë dhuratë burrit të saj gra të tjera sepse donte që ajo t’i fokusohej fesë.

Ajo kishte deklaruar se ka insistuar që bashkëshorti i saj të mos kishte asnjë mungesë, duke i ofruar kandidatura për martesë të përkohshme.

Në njërën prej rasteve të martesës, Huduti kishte kërkuar që me pëlqimin e saj bashkëshorti të martohej me një doktoreshë e cila kishte një djalë, duke bërë të mundur futjen e fëmijës në truallin e familjes.

“Martesa afatgjatë si e imja është ligjore, ndërsa të tjerat jo. Unë e mendoja që ai ta vazhdojë më gjatë martesën afatshkurtër sepse doja që vajza ime të kishte edhe një motër tjetër përveç vëllezërve. Martesat e tjera kanë qenë oferta të tjera ku një doktoreshë ka pasur një djalë dhe burri im është biznesmen, dhe ka mundësi të kujdeset për djalin madje të ketë pjesë në pasuri” – kishte deklaruar Huduti.

Kush është Ikballe Huduti dhe bashkëshorti i saj?

Ikballe Berisha-Huduti, përfaqësuese e sektit shija në Kosovë ishte akuzuar që kishte bërë thirrje për hakmarrje ndaj autoriteteve amerikane të cilët kishin realizuar një sulm në Irak, ku kishte mbetur i vrarë gjenerali dhe udhëheqësi i gardës revolucionare të Iranit, Qassem Solejmani.

3 vite më parë, InDoks kishte publikuar dokumentarin “Irani në Kosovë”, ku solli shumë detaje që e lidhinin direkt Ikballe Hudutin dhe OJQ-të e ndërlidhura me të me propagandën iraniane.

Sipas raportit të publikuar 3 vite më parë nga Insajderi, qëllimi i propagandës së Iranit në Kosovë ishte që t’i atakoj komunitetin bektashi në Kosovë dhe t’i bind ata që të mos e aplikojnë formën tradicionale të besimit të tyre, por atë më radikale- versionin radikal të Ajatollahut.

Lexo edhe:  Labi i reagon Kurtit për Faton Hajrizin: Po t’ju kishte lëvduar juve dhe VV-në do ta quanit hero

Raporti poashtu thoshte se iranianët përmes OJQ-ve e bizneseve u shfaqen në Kosovë fill pas luftës së vitit 1999, atëherë kur me të madhe u shfaqen edhe OJQ-të e lidhura me rrymën vehabiste, kryesisht të financuara nga Arabia Saudite. Nga ndikimi i këtyre të fundit Kosova kishte pasur pasoja duke përfunduar qindra qytetarë të saj në xhihadin e zhvilluar në Irak e Siri.

InDoks solli historinë e Ikballe Hudutit e Hasan Azarit, një rrëfim tjetër të operatives iraniane në tokën kosovare.

Krejt historia e rënies në gjurmë të tyre nisi në vitin 2014, kur Dogana kosovare kapi një pako që po vinte nga Dubai për në Prizren. Pakoja ishte drejtuar te Hasan Azari, por aty do të përfshiheshin edhe kosovarë. Kur u bastis adresa ku ishte dërguar pakoja doli që aty banonin Ikballe Berisha e burri i saj, Asllan Huduti.

Në pako atoritet kosovare gjetën fotografi propagandistike ëpr një organiztë që besonin se ishte nga Irani. Ata përshkruanin se aty kishte fotografi për rekrutim si dhe fotografi të ‘shehidëve’, me shumë gjasë iranianë, kryesisht të moshës së re. Bashkë me këto fotografi poroagande u gjetën edhe libra e fletore për fëmijë, që autoritet dyshonin se destinimi ishte që kjo propagandë tu shpërndahej fëmijëve kosovarë.

Në historinë e Ikballe Hudutit e Hsan Azarit i pandashëm ishte bashkëshorti i saj. Ky person që po gjuan me armë, dhe është shfaqur edhe herë tjera me to. Ai është biznesmen. Në një raport të më hareshëm autoritet e konsiderojnë edhe atë si themelues të shoqatës “Kur’ani”.

Huditi, biznesmen i patundshmërive, ishte pjesë e transaksioneve për prona që ka blerë OJQ’ja “Bregu i Diellit”, i cili kishte marrë mijëra euro nga Gokhan Yildiz, drejtues i kësaj shoqate. Paratë u morrin në emër të blerjes së një trualli, por për autoritetet kosovare ky është një transaksion i dyshimtë.

Lexo edhe:  “Specialët” po kryejnë edhe sot bastisje për armë në veri

Asllan Huduti, 3 vite më parë kishte pronësi ose aksione në D.P.T. “Gallery” N.SH. ” Complete “, ndërsa vetën publikisht e nënshkruan si ndërmjetës në këto biznese.