Ky është auto salloni që po bastiset nga Policia në Ferizaj

Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë së Ferizajt, është duke zhvilluar një aksion policor i cili lidhet me rastin “Brezovica”.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar Shukri Jashari, kryeprokurori i Ferizajt. Sipas tij, bastisja është duke u kryer në 21 autosallone, shtëpi dhe lokale të ndryshme.

“Sot, është duke e realizuar një aksion i cili ka rrjedh në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Brezovica”, ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur njëzet e një (21) auto sallone, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme”, tha ai.

Gazeta Insajderi nga burimet e veta mëson se njëri nga autosallonet e bastisura është “Auto Salloni Besa” që gjendet në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Sipas të dhënave nga ARBK, pronar sallonit Besa është Besnik Salihu bashkë më valluan e tij Leutrim Salihu.

Po ashtu Insajderi raportoi më herët edhe për një tjetër sallon të bastisur. Ai gjendet në dalje të Prishtinës, rrugës për Ferizaj, konkretisht në Çakllavicë.

Aksioni është duke vazhduar në qytetin e Prishtinës, Ferizajt dhe Vushtrrisë, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajde”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Detyrimi”.

Lexo edhe:  Pas përfundimit të BBV, Sara Hoxha i ve njëherë e mirë kryqin Luiz Ejllit