Ky është 5 vjeçari që u vra me armë sonte në Vushtrri

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të shtunë në Vushtrri, ku një pesë vjeçar ka vdekur, dyshohet se nga arma e zjarrit në oborrin e shtëpisë së tij.

02 Press mëson se bëhet fjalë për Briljant (Berat) Krasniqi.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti bëri të ditur se në vendin e ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë dhe një pistoletë teksa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion,.

“Rreth orës 17:20, është raportuar se në Spitalin e Vushtrrisë, një fëmijë i moshës 5 vjeçar, është sjellë për ndihmë mjekësore, ndërkohë nga autoritetet mjekësore është bërë e ditur se si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë nga arma e zjarrit fëmija ka vdekur. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së fëmijës”.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një armë e llojit pistoletë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksionin në IML”, tha Zahiti.

 

 

Lexo edhe:  Lipjan: Nusja ushtron dhunë ndaj vjehrrës 70-vjeçare, tenton ta largojë nga banesa