Ky është 48-vjeçari i dënuar me 2 vite burgim që u arrestua sot në Lipjan
Një tjetër person i kërkuar nga drejtësia ka rënë sot në prangat e Policisë së Kosovës.
Burime të Sinjalit konfirmojnë se sot, më 26 prill 2025, rreth orës 09:25, në fshatin Kraishtë të Lipjanit, njësitet policore kanë arrestuar Xhevahir Ahmet Luma (rreth 48-vjeçar).
Luma ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, pasi ishte dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali për të vuajtur dënimin e shqiptuar nga gjykata.
Operacioni është realizuar pa ndonjë incident.