Ky është 41-vjeçari i cili u godit për vdekje në Pejë nga një veturë që iku prej vendit të ngjarjes
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmë pas mesnate në qytetin e Pejës, ku në rrugën “Bill Clinton” një veturë goditi për vdekje një këmbësor dhe pastaj u largua nga vendi i ngjarjes, raporton Gazeta Sinjali.
Viktima e këtij aksidenti tragjik është 41-vjeçari, Shpejtim Gashi, i cili nuk mundi t’iu bëjë ballë plagëve.
Përveç Policisë së Kosovës, vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe familjarët.

Trupi i pajetë i 41-vjeçarit është dërguar për obduksion në IML, ndërsa policia po punon në identifikimin e automjetit të përfshirë në aksident si dhe në kërkim të ngasësit të automjetit.