Ky është 37 vjeçari që u plagos mbrëmë në Greme të Ferizajt nga persona të panjohur
Mbrëmë pak para mesnatës është plagosur me armë zjarri një person, në fshatin Greme të Ferizajt, ka raportuar sot në mëngjes.
Viktima, siç mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali është Bujar Berisha, 37 vjeçar.
Si shkak i plagëve të marra ai është trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Berisha u qëllua me armë nga persona akoma të panjohur, ndërsa Policia pasi ka intervenuar në rast, në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.
Rasti është duke u hetuar si “Vrasje në tentativë” dhe akoma nuk dihen rrethanat e tjera.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Ferizaj.