Ky është 36-vjeçari i arrestuar në Ferizaj, gjuajti rreth 40 herë në dasmën ku u ftua

Të shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme. Ka disa raste kur nga të shtënat festive, kanë pësuar edhe me jetë qytetarët e pafajshëm, madje edhe ata që nuk ishin pjesë e ahengjeve, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në një restorant në Gërlicë të Ferizajt, ku në një aheng familjar kishte të shtëna.

Pasi Policia ka ndërmarrë veprimet hetimore, ka arritur që të arrestojë personin e dyshuar dhe i është sekuestruar arma e zjarrit.

Sinjali ka mësuar se i dyshuari që dyshohet për këtë rast është Rifat Haliti, 36-vjeçar.

I njëjti pas intervistimit, është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Ferizaj.

I dyshuari R.H është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues,  me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit ( pistoletë) dhe disa gëzhoja.

Lexo edhe:  Konflikt familjar: 15-vjeçari e bën për spital motrën, Policia intervenon dhe e arreston