Ky është 32 vjeçari që u kap me armë e municion nga Policia

Policia e Kosovës gjatë një aksioni mbrëmë ka arrestuar një person ku gjatë kontrollit i është gjet një armë ilegale dhe municion.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i cili ra në prangat e policisë gjatë një kontrolli në rrugë Lidhja e Pejës është Valon Morina rreth 32 vjeçar.

Sipas informacioneve të para i dyshuari u ndalua në një pikë kontrolli, ku u kap me armë dhe municion gjë që përfundoi në prangat e Policisë.

Pas arrestimi i dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Lexo edhe:  Ujësjellësi shkyç konsumatorët me borxh 500 deri në 3 mijë euro, thotë se s’ka ujë për ata që nuk i kryejnë obligimet