Ky është 29 vjeçari që vdiq sot në aksidentin me motor

Një aksident rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në Prizren, ku ka humbur jetën një i ri.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10 në rrugën “Transiti i vjetër”, ku janë përfshirë një motoçikletë, një kamion dhe një veturë. Sipas hetimeve të para, dyshohet se shpejtësia e papërshtatshme ka çuar në aksidentin fatal.

Lexo edhe:  "106 autobusë do të vijnë në Prishtinë për protestën e nesërme"