Ky është 29-vjeçari që u arrestua pasi sulmoi zyrtarët policorë në Prizren

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën, raporton Gazeta Sinjali.

E një rast i tillë është raportuar në Prizren, ku pas një aksidenti të trafikut, njëri nga pjesëmarrësit në aksident derisa ishte në gjendje të dehur e ka sulmuar fizikisht personin e veturës tjetër dhe zyrtarët policor.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personi që sulmoi zyrtarët policor është, Zaim Haxha.

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar togeri i Policisë, Shaqir Bytyqi.

“Ngasësit e dy automjetve pas aksidentit kishin filluar fjalosjen edhe përleshjen. Policia ka shkuar në vendngjarje,  por njëri nga ngasësit fillimisht nuk përfilli urdhrat  e policisë e me pas edhe i sulmoj ata”, tha Shaqiri për Sinjalin.

Ai shtoi se 29-vjeçari êshtë arrestuar dhe i është bërë alkotesti. Pas rezultateve, ka rezultuar se ishte nën ndikim të alkoolit 0.76 promil.

Lexo edhe:  Lajm i keq për qytetarët: Rriten çmimet e naftës