Ky është 25-vjeçari që u kap me drogë në Gjakovë, ndalohet për 48 orë
Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Kështu ndodhi gjatë ditës së djeshme në Gjakovë, ku Policia arrestoi një person, raporton Gazeta Sinjali.
I dyshuari që u prangos u kap me një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë, të ndarë në disa qese.
Sinjali ka mësuar se personi që përfundoi në pranga të Policisë është Rron Shyti (25).
Posedimi i drogës i kushtoi me arrestim dhe ndalim policor, 25-vjeçarit të dyshuar.
Pas përfundimit të kontrollit policor, droga është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Ndaj tij, Prokurori ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.