Ky është 23-vjeçari nga Peja që përfundoi në pranga pasi u kap me marihuanë

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare.

Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Pejë, ku një 23-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi u kap me drogë.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i arrestuari në lidhje me këtë rast është Atdhe Haskaj.

Ai u kap me substancë narkotike mbrëmë rreth orës 22:30, në rrugën e KFOR-it në Pejë, kur patrulla policore që ishte në kuadër të një plani operativ ka ndaluar veturën e tipit Golf.

Gjatë kontrollit brenda veturës së tij, Policia ka gjetur një qese plastike që përmbante një sasi substance që dyshohet të jetë narkotik i llojit Marihuanë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe njësia e krim-teknikës për të bërë ekzaminimin dhe dokumentimin e rastit.

Vetura është tërhequr nga policia, ndërsa substanca e dyshuar është sekuestruar si provë materiale.

Ndërkaq, me vendim të Prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48-orë.

Hetimet në lidhje me këtë rast janë duke vazhduar.

Lexo edhe:  Këngëtari Gold AG me dedikim prekës për vushtrriasin Mentor Merovci që vdiq dje