Ky është 22-vjeçari që u përplas mbrëmë me Policinë në Prishtinë
Një përplasje e ashpër ka ndodhur mbrëmë mes Policisë dhe një të riu, që dyshohet se tentoi ta shkel një polic dhe më pas u aksidentua me veturën zyrtare. Sherri plasi pasi Policia arriti ta ndalojë të dyshuarin, i cili fillimisht kishte shpërfillur urdhrat, kur zyrtari policor i ka dhënë shenjë që të ndalet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ndërsa i riu është arrestuar dhe ndaluar.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Enis Kamberin, i moshës 22-vjeçare, ndaj të cilit Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.
Ai ka qenë me motoçikletën e tij dhe nuk përfilli urdhrat e Policisë, me ç’rast përfundoi i prangosur.
Por arrestimit i parapriu një përplasje mes tij dhe një zyrtari policor, ku fillimisht polici i thotë “zani mos të nihet”, teksa i dyshuari ia kthen “çka të kam bo o vlla”.
Fjalosja vazhdon dhe polici dëgjohet duke iu përgjigjur me fjalët ”A e shkele policin majmun?”, ndërsa i riu pretendon se e kanë sulmuar e sharë dhe ia kthen ”Pse m’doli ai në udhe, m’keni rreh, m’keni sha me nanë”.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.