Ky është 22 vjeçari që u kap me drogë bashkë me një të mitur në Ferizaj

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Një aksion për kapjen e dy personave që dyshohen për shitblerje të drogës e ka zhvilluar edhe dje Antidroga në Ferizaj.

Si rezultat janë arrestuar të dy dyshuar, që siç mëson Gazeta Sinjali, njëri nga ta është Hektor Aliu, rreth 22 vjeç, ndërsa i arrestuari me inicialet K.M., i mitur, është liruar.

Policia ka kontrolluar një shtëpi dhe lokalin “Mojoo”, pronë e dy të dyshuarve, kur ka gjetur dhe sekuestruar: një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, më pas tri qese tjera po ashtu me kokainë, sprej, thikë, qindra euro dhe një telefon.

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit, 22 vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.

Ndërsa i mituri ka mbetur i lirë.

Lexo edhe:  Aksident mes kamioni dhe një veture Gllaviqicë të Pejës, tre persona të lënduar