Ky është 19-vjeçari i arrestuar që dyshohet se e sulmoi seksualisht një të mitur në Ferizaj

Vajzat e mitura po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve e sulmeve seksuale. Këto ngjarje të trishta po ndodhin në shkolla, hapësira publike, kafeteri e qendra të ndryshme gjithandej, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodh edhe dje pasdite në Ferizaj.

Siç mëson Gazeta Sinjali për rastin dyshohet, Enis Guci, 19-vjeçar i cili është arrestuar dje në flagrancë nga Policia.

Ai është kapur së bashku më viktimën te Tregu i Gjelbër, në vendin ky dyshohet se e ka sulmuar seksualisht 14-vjeçare, duke e puthur dhe prekur në pjesën intime.

I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje nën dyshimet e veprës penale “Sulmi seksual”.

Lexo edhe:  Traktori ia "merr" jetën edhe një qytetari të Kosovës