Ky është 18-vjeçari që vdiq si pasojë e sulmit në zemër në Podujevë
02 Press pak më parë raportoi për një rast të dhimbshëm që ka ndodhur në Podujevë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e një sulmi në zemër.
Sinjali mëson se i riu është 18-vjeçari, Amin Lushaku.
I ndjeri fillimisht ishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe më pas është transferuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe ka ndërruar jetë.
Për vdekjen e tij kanë njoftuar dhe familjarët përmes rrjeteve sociale.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.