Kuvendi tenton sërish konstituimin
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot për herë të 19-të, me shpresën që do të arrihet konstituimi i tij.
Seanca konstituive është planifikuar të fillojë në 10:30
Ende nuk ka ndonjë sinjal nëse Lëvizja Vetëvendosje do të ndryshojë emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, emër ky që nuk po e merr bekimin e opozitës.
Partitë opozitare po vazhdojnë të insistojnë se Haxhiun nuk e votojnë për kryeparlamentare, ndonëse bien dakord të konstituojnë Kuvendin nëse emri ndryshohet.
Në përpjekje për dalje nga ngërçi politik, të enjten e kaluar me ftesë të presidentes Osmani është mbajtur një takim konsultativ me liderët e partive politike, takim që përfundoi pa rezultat.